www.Zemra.Org

Mega-trafik 1200 kg kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. Në përgjime dhe shqiptarë

Një mega operacion Molo 13 i autoriteteve italiane të Antimafias e i Guardia di Finanza është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm duke cuar në shkatërimin e një trafiku ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Grupi kriminal që vepronte për llogari të mafias kalabreze Ndrangheta kishte menaxhuar trafikimin e rreth 1200 kg drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës me ndërmjetësimin e grupeve kriminale të trafikantëve të huaj.

Me urdhër të prokurorisë së Catanzaros janë vënë nën masë ndalimi 21 persona të akuzuar për organizim të strukturuar kriminal, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike e armëmbajtje pa leje.

Në faqet e dosjes hetimore të Antimafias së Catanzaros rivërtetohet bashkëpunimi mes ndraghetas kalabreze me elementë të kriminalitetit shqiptarë në trafikun e kokainës mes vendeve të Amerikës jugore dhe Europës.

Megaoperacioni i sotëm ka zbardhur mega trafik lëndësh narkotike të tipit kokaine, marijuanë e heroine për llogari të familjes ndranghetiste Gallace me vendbanim në Gurdavalle, bazaë në Kalabri e në rajonin e Toskanës, e me degë në të gjithë territorin italian, ku kishte ngritur qëndra për magazinimin e sasive të lëndëve narkotike e rrjet organizimi të aktivitetit të tyre kriminal.

Ky grup kriminal mafioz trafikantësh funksiononte si një kompani multinacionale me shtrirje në Brazil, Kolumbi, Tuqi, Australi, Slloveni, Britani e Madhe, Zelandë e Re, Spanjë, Belgjikë.

Operacioni i koduar “Molo 13” i koordinuar nga Antimafia Italiane e Catanzaros drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri në bashkëpunim me Guardia di Finanza, ka zbardhur fuqinë e tyre kriminale, ekonomike e ushtarake (të arrestuarit kishin në zotërim armë e municione zjarri), që kishte vënë nën kontroll pjesën e bregdetit Jon në provincat e Catanzaros e Reggio Calabrias.

Në hetimet e operacionit ndihmuan rrëfimet e disa bashkëpunëtorëve të drejtësisë, dikur anëtarë të këtij grupi kriminal mafioz.

Antimafia italiane zbuloj bashkëpunimin e të arrestuarve me eksponentë të trafikut dnërkobmëtar të kokainës e kontaktet e drejtpërdrejta me kartele sudamerikane të drogës në Brazil e Kolumbi. Për të komunikuar mes tyre ata përdornin nnë sistem tekonologjik të kriptuar i njohur si PGP,  telefona celularë të modelit Balckberry, skeda telefoni të huaja e sistem mesazhesh në kod me server në San Jose në Kosta Rika.

Ata bashkëpunonin me grupe trafikantësh të huaja për trasportimin e kokainës, heroinës e marijuanës nga Amerika e Jugut në portet italiane Livorno, Genova, Gioia Taura e në portet europiane si Rotterdam, Anversa, Valenzia, Barcellona, Algeciras. Ky grup kriminal ishte i organizuar në ; promotorë, drejtorë, organizatorë e financues.

Në krye të këtij grupi trafikantësh me rolin e promotorit kryesor, pikë referimi e organizues i aktiviteti kriminal ishte Damiano Cosimo Gallace, i dalë nga burgu më vitin 2014 e që realizonte trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut, Zelanda e Re e Asutralia pëmes hapave ndërmjetëse të transportit të saj në vende të tjera të Europës.

Mes 177 faqeve të dosjes hetimore të Antimafias italiane zbardhet dhe trafikimi i 150 kg kokainë në portin e Livornos përmes bashkëpunimit të një trafikanti shqiptar.

Ngarkesa me drogë u sekuestrua nga autoritetet italiane në maj të 2017 e në bisedat mes trafikantëve në datat nga 26 e 28 prill 2017, zbardhet afera e blerjes së saj nga kartelat kolumbiane me bashkëpunimin e një trafikanti me nofkën “Gross Holland” që propozonte  transportimin e kokainës përmes Hollandës e Sllovenisë.

Në bisedat e zbardhura nga antimafia italiane, Francesco Rittano i cili është një nga personat e arrestuar shpreh zëmërimin e tij për humbjen e kësaj sasie droge që u kap nga Guardia di Finanza Italiane në portin e Livornos, e me vlerë tregu mbi 3.5 milionë euro.

Trafikimi i kokainës nga Kolumbia ishte kryer përmes personave që në komunikimin mes trafikantit italian e personit me nofkën “Gross Holland,  thirreshin “plaku e shqiptari”.

Biseda e zhvilluar në gjuhën spanjolle shpreh zemërimin për humbjen e parave që sipas tyre i janë paguar shqiptarit në Roterdam si dhe flitet për një sasi të re droge që  pritet të niesj nga Kolumbia e që do të ndahej sipas investitorëve që kishin financuar blerjen e saj.

Të arrestuarit janë kryer në  rajonet Calabria, Sicilia, Puglia, Lazio, Toscana, Liguria, Piemonte e Lombardia e janë të gjithë shtetas italianë.

Exit mobile version