www.Zemra.Org

As metodologjia dhe as ligji s’do ti nxirrte më pak shqiptarët

Një ndër shkaqet e anulimit të regjistrimit të popullsisë ka gjasa që të jetë edhe numri i ulët i maqedonasve të regjistruar. Qindra qytetarë të Llabunishtit, Velesit dhe Dollnenit të cilët në regjistrimin e vitit 2002 ishin deklaruar si maqedonas myslimanë ose turq në regjistrimin e tetorit janë deklaruar si shqiptarë. Po ashtu edhe shqiptarët ortodoks të Rekës së Poshtme, duke marrë zemër nga Branko Manojlovski i cili publikisht deklaroi se është shqiptar gjatë këtij regjistrimi janë deklaruar si shqiptarë, ashtu siç edhe kanë qenë ndër shekuj. Ndërkaq, qindra qytetarë të tjerë të Maqedonisë jugore e lindore, të cilët në regjistrimin e vitit 2002 kanë qenë deklaruar si maqedonas në regjistrimin e sivjetmë janë deklaruar si serb ose si bullgar. Artan Grubi, anëtar i Komisionit Shtetëror për Regjistrim thotë se sipas të dhënave që kanë paraqitur regjistruesit shqiptarë, shumica e qytetarëve të rrethinës së Dibrës, Llabunishtës, Dollnenuit etj, të cilët në regjistrimin e mëparshëm kanë qenë regjistruar si maqedonas mysliman, apo turq, në këtë regjistrim janë deklaruar si shqiptarë. “Asnjë lloj metodologjie nuk mund ta ulte numrin e shqiptarëve në Maqedoni, pasi ai është rritur. Nëse shihni të dhënat e Entit për statistikë për numrin e lindjeve dhe të vdekjeve aty do të shihni se numri i shqiptarëve është rritur. Po ashtu edhe nëse shihi numri i nxënësve që regjistrohen në klasë të parë ai i shqiptarëve vjen duke u rritur, ndërsa e kundërta ndodh me atë të nxënësve maqedonasve”, tha ai.

Regjistrimi i popullsisë u anulua në ditën e dhjetë të regjistrimit, ndërkaq që Qeveria do të analizojë shkaqet e dështimit. Opozita ka kërkuar hetime të procesit.

Exit mobile version