Kjo është hera e parë që Shqipëria do të ketë përfaqësuesen e vet në këtë konkurs të madh bukurie. Daniela është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Beauty of the World” pas një konkursi që zhvilloi “Gecjan fashion Group”, ku në mesin e 130 konkurrenteve, juria profesionale vendosi që ajo të jetë vajza fatlume që do të ketë mundësinë të shkëlqejë në këtë garë.
Udhëtimi i bukuroshes në këtë konkurs bukurie do të financohet nga “My Pub” – Prizren, ndërsa për veshjen e saj është përkujdesur Lela Fashion.
Në njoftimin zyrtar, drejtuesit e “Miss Beauty of the World 2013”, shprehen shumë të kënaqur që Shqipëria do të jetë njëra ndër 70 shtetet që do garojnë për të fituar titullin e më të bukures në botë.
Daniela, para nisjes se për ne Kirgistan, pritet të vijë në Prishtinë për të realizuar edhe setin e dytë të fotografive me njërin nga fotografët më të mirë shqiptarë, Avni Selmani.