Supermodelja, e cila së fundi u nda nga miliarderi rus Vladimir Doronin pas pesë vitesh lidhje, ishte pjesë e një gala mbrëmje të organizuar në Londër nga Novak Djokovic Foundation 2013.
Dhe, siç shihet edhe nga fotografitë, Naomi vazhdon të ruajë formën e saj edhe pse tashmë ka mbushur 43 vjet.
Campbell më herët kishte thënë se ajo kurrë nuk ishte mbështetur në dietë ose stërvitje për të ruajtur formën e saj të dobët dhe pëlqen të hajë ushqim të mirë.