www.Zemra.Org

Natalie Portman ndjen peshën e moshës

Aktorja Natalie Portman, 29 vjeç, tani që është shtatzanë po fillon të kuptojë se vitet peshojnë.

“Sigurisht që jeta ime tashmë nuk është më e njëjta. Tani e quaj veten të rritur… më në fund”, tha Natalie, e cila nuk duket e frikësuar nga kalimi i viteve.

Portman ka arsye për të qenë e qetë dhe e lumtur: është nominuar për “Globin e Artë” si aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin ‘The Black Swan’ dhe është shumë e kënaqur me marrëdhënien që ka me partnerin e saj, koreografin Benjamin Millepied.

Exit mobile version