www.Zemra.Org

Ndërroi jetë personi i plagosur gjatë ditës së djeshme në fshatin Rashçe

Agim Tanallari 31 vjeçar iu nënshtrua plagëve të marra gjatë shkëmbim zjarrit të djeshëm në afërsi të fshatit Rashçe.  Ndryshe siç njoftoi Alsat-M, incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18 e 30 minuta kur gjashtë persona të panjohur të maskuar dhe armatosur  me armë zjarri, kanë shtënë në drejtim të tanimë të ndjerit Agim Tanallari dhe babait të tij, pronar i këmbimores ‘Vrella’. Autorët menjëherë pas incidentit me dy makina kanë ikur në drejtim të fshatit Radushë, ku edhe i kanë lënë makinat ‘Opel Vektra’ dhe ‘Opel Astra’, dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia e ka konfirmuar incidentin dhe ka pohuar se po punon në zbardhjen e të njëjtit.

Incident në Rashçe, mbetet i plagosur rëndë një person (13.03.2012)

Rreth orës 18 e 30 minuta në afërsi të fshatit Rashçe ka ndodhur një incident me ç’rast persona të panjohur kanë sulmuar me armë zjarri babë e birë pronar të këmbimores ‘Vrella’. Gjatë shkëmbim zjarrit mbetet i plagosur njëri nga pronarët e këmbimores A.T. 31 vjeç, supozohet të jetë i biri i pronarit të këmbimores. Incidentin e konfirmojnë edhe nga Ministria e brendshme dhe njoftojnë se në trupin e të plagosurit kanë përfunduar katër plumba. Raportohet se sulmuesit kanë qenë gjashtë persona me dy vetura të maskuar dhe armatosur me armë zjarri dhe kanë pasur për qëllim plaçkitjen e pronarëve të këmbimores ‘Vrella’.

Exit mobile version