www.Zemra.Org

Në proces zgjedhja e policëve të ri

Shtatëmijë e gjashtëqind qytetarët janë paraqitur në konkursin e MPB-së, sipas të cilës do të pranohen vetëm 300.

Shpallja, sipas ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska ka pasur kërkesë të madhe, vërtetimi në të gjitha bazat do të zgjasë më shumë kohë, por procedura deri në fund do të jetë transparente.

Ministrja theksoi se tash është faza e futjes së kandidatëve në një aplikim softuerik e cila do ti krahasojë në bazë të parametrave të ndryshme, faza tjetër eliminuese është kontrolli i aftësive motorike, e cila pritet pas disa ditësh.

Për ueb faqen e ministrisë të sulmuar nga hakerët, Jankullovska deklaroi se pas hakerimit të faqes së MPB-së, e cila ndodhi para disa ditësh, ajo nuk është dëmtuar seriozisht, ndërsa punohet në gjetjen e autorëve.

“Për fat të mirë, nuk kishte dëm serioz, nuk kishte fshirje të disa informatave, depërtim në sistemin kompjuterik ose diçka që do të mund ta rrezikojë më seriozisht sigurinë e sistemit të MPB-së.

Arritëm të parandalojmë dëmtim të mëtejshëm ose depërtim. Ueb faqja për momentin është tërësisht funksionale, janë refuzuar sulmet dhe tani punojmë në zbulimin e grupit ose individit që e ka bërë atë”, deklaroi Jankullovska.

Exit mobile version