Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se aeroporti i tretë në Stamboll do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 76,5 milion metra katrorë.
“Në këtë sipërfaqe të gjerë do të jetë një hapësirë e mbyllur prej gati 1, 4 milion metra katrorë. Sipas këtyre proporcioneve, ky do të jetë aeroporti më i madh në botë. Do të ketë 6 pista, me kapacitet prej 500 aeroplanëve. Me 150 milion udhëtarë në vit, ky do të jetë aeroporti më modern në botë”, paralajmëroi Erdogan dhe shtoi se në procesin e ndërtimit do të angazhohen rreth 100 mijë veta.
“Këtu nuk po ndërtojmë vetëm aeroport, por një qytet të madh. Pas përfundimit, në aeroport do të punësohen rreth 120 mijë veta brenda vitit”, saktësoi kryeministri turk.
Për ndërtimin e këtij aeroporti kolosal, tenderin e kishte fituar konzorciumi Limak-Kolin-Xhengiz-Mapa-Kaljon, kurse projekti do të realizohet sipas modelit: ndërto-menaxho- dorëzoja shtetit.
Ky konzorcium dha ofertën me vlerë më të lartë prej 22,15 miliard euro, pa TVSH dhe do të menaxhoj me aeroportin 25 vjetë. Pastaj do të kalojë në pronësi të shtetit.
Në strukturën e ndërtimit do të harxhohen 350.000 ton çelik dhe rreth 10.000 ton alumin.
Aeroporti i ri do të ketë gjithësej 165 ura udhëtarësh, komunikacion hekurudhor deri te terminali, 4 ndërtesa të terminalit, 3 blloqe teknike për kontrollimin e komunikacionit, 8 kulla kontrolli, 6 pista për të gjitha llojet e avionëve, zonë-apron prej 6,5 milion metra katrorë, salloni solemn, kargo terminal, rezidencë shtetërore, dhe parking me kapacitet prej 70.000 automjeteve.
Në kuadër të aeroportiot do të ndodhet edhe qendra shëndetësore, disa hotele superluksoze, objekte fetare, qendër kongresesh dhe shumë objekte dhe shërbime të tjera përcjellëse.
Ndërtimi i tërësishëm i aeroportit duhet ë përfundoj në vitin 2018, transmeton zemra.org.