Duket se nënat bartin ADN-në e fëmijëve të tyre në tru për një kohë të gjatë, pasi që ata të kenë dalë nga mitra, ndërsa ADN-ja mashkullore mund të ekzistojë në tru, madje edhe kur femrat kanë ndarë mitrën me vëllezër.
Studimi ka vëzhguar trutë e 59 femrave që kanë vdekur, ndërsa është zbuluar që madje 63 për qind prej tyre brenda trurit kanë pasur ADN-në e fetusit, i dli ka mundur të vijë vetëm nga mashkulli. Edhe pse ADN-ja ishte përhapur në zona të ndryshme të trurit, pse-ja më e madhe gjendej në hipokampus, në pjesën brenda së cilës mblidhen kujtimet, si dhe në pjesë të trurit që kanë ndikim në ndjenjën e perceptimit dhe kuptimit të gjuhëve.
ADN-ja e prindërve kombinohet dhe gërshetohet në mënyrë që të krijojë një person krejtësisht të ri, por studimi që e kanë botuar hulumtuesit e Universitetit Uashington dhe Qendrës për hulumtim të kancerit Fred Hutchinson, ka zbuluar se një gjë e tillë nuk është krejtësisht e vërtetë.
Nënat e pranojnë ADN-në nga fëmijët e tyre, por ajo që është befasuese, edhe nga fetuset e mëparshme që kanë qenë në mitër.