www.Zemra.Org

Ngjyra e kaltër e syve do të mund të fitohet për 20 sekonda

Sipas informatave të fundit, shumë shpejtë sytë ngjyrë kafe mund të bëhen të kaltër, pasi që mjeku Greg Homer e ka zhvilluar një procedurë laserike që do ta mundësoj një gjë të tillë.

Lajm i mirë për tërë ata që ju pëlqejnë sytë e kaltër! Operacioni që do të zgjas rreth 20 sekonda, do të zhvillohet falë teknologjisë së zhvilluar nga Dr. Homer – LT (Lumineye Tecnology) që mundëson largimin e pigmentit ngjyrë kafe nga shtresa sipërfaqësore e iridës së syrit. Sidoqoftë, personat që do të bëjnë një gjë të tillë duhet të jenë shumë të sigurt, për shkak se më nuk ka kthim prapa. Pas intervenimit ngjyra e syve do të ndryshohet për 2 deri në tre javë.

Sipas informatave, operacioni do të kushtoj rreth 3,600 euro, ndërsa që aplikimi i tij pritet të filloj nëpër botë për rreth 18 muaj.

Sipas sqarimeve, edhe sytë e kaltër përmbajnë pigment ngjyrë kafe – melaninë, por ai gjendet më tepër në shtresat e thella të iridës, e shumë pak në shtresën sipërfaqësore. Në këtë mënyrë absorbohen valët e gjatë të dritës, gjersa valët më të shkurta të dritës reflektohen, gjë që i mundëson iridës të ketë ngjyrë më të çelët.

Exit mobile version