Nuk do të thotë që duhet ta bëni, por iu nevojiten më pak se dy sekonda të tejkaloni shpejtësinë e lejuar në vende të banuara dhe në t’ia shkruani vetes disa pikë më pak në lejen tuaj të vozitjes dhe tërë kjo falë motorit V6 i cili është rritur nga 486 në 523 kuaj fuqi.
Japonezët preciz kanë njoftuar se Nissan GT-R ka arritur përshpejtimin identik para gazetarëve vlerësues, përkundër faktit se kushtet klimatike kanë qenë të ndryshme gjatë disa ditëve.
Rekorder në arritjen e shpejtësisë deri në 100 kilometra në orë mbetet Bugatti Veyron Super Sport i cili këtë e bën për vetëm 2.5 sekonda. Përderisa, më i shpejtë se Nissan GT-R është vetëm edhe Ariel Atom, i cili arrin këtë shpejtësi për 2.8 sekonda.