Siç mësohet, i gjithë ky konflikt ka lindur si pasojë e bllokimit të një makine nga ana e policisë së Vlorës, që më vonë rezultoi të ishte e një shoku të reperit. Noizy në ato momente ishte duke prerë flokët dhe kur e kanë njoftuar për këtë problem, ka dalë i revoltuar duke u zënë me fjalë me policët, e duke i ndaluar ata ndërkohë që të merrnin makinën. Si pasojë e rezistencës së Noizyt, janë detyruar të vijnë përforcime dhe në fund problemi është zgjidhur paqësisht. Ne nuk e njohim mirë situatën, por ndonjëherë VIP-at kërkojnë që gjithçka të bëhet siç thonë ata…