E veshur me një fustan të zi, ajo kishte një pamje të bukur por zbulonte hiret e saja femërore. Gjoksi i Norës atë natë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve. Se si i rri fustani asaj vlerësojeni vetë, duke shtuar se në këtë rast ajo nuk mban as sytjena dhe duket shumë në formë. Nora në këtë event të organizuar me rastin e festave të fundvitit ishte e shoqëruar nga e motra Nita, e cila mbante veshur një fustan të dizajnuar nga Valdrini, por që i ka shërbyer Norës për xhirimet e Vitit të Ri. Ka disa javë që në qarkullim është hedhur dhe klipi i saj i ri i titulluar “Nora nuk o nisoj”, në të cilën ajo injoron ata të cilët gjithmonë e kritikojnë veshjen e saj, duke supozuar se Nora kopjon këngëtaret e njohura botërore.