Nora Istrefi është duke i ndjerë “pasojat” e temperaturave të larta gjatë qëndrimit të saj në Dubai, dhe nuk ka ngurruat të na i tregojë përmes rrjeteve sociale.
Pasi kaloi pushimet në bregdetin e Adriatikut me të fejuarin e saj Robetin, dyshja janë ndarë për disa ditë.
Këngëtarja kosovare kësaj here ka udhëtuar në Dubai vetëm dhe e shoqëruar nga shoqe të saj, por është “nxehur” nga temperaturat e larta që dominojnë në këtë vend.
Ajo ka postuar disa fotografi seksi në Instagram, duke pozuar në plazhet e Dubait e veshur në bikini dhe duke shfaqur linjat e saj të përkryera të trupit.
Siç raporton Albavipnews, pasi ka udhëtuar e vetme, Nora veç të nxehtit ka filluar të ndjejë edhe mungesën e Robertit, të cilën e ka shfaqur në mënyrë “provokative”.
“Robert, me mungon, puthje…”, ka shkruar Nora në njërën nga fotografitë seksi të postuara.
[portfolio_slideshow id=16118]