Një shprehje në lidhje me këtë çështje thotë: “Jeta pa seks është si një llogari bankare bosh”. Çfarë e karakterizon këtë intimitet ndryshon nga personi në person?
1. Një shkak mund të jetë stresi, që rëndohet edhe më shumë nëse i shtohet tensioni, lodhja fizike e psikologjike, apo edhe përkujdesja për fëmijët. Mirëpo, edhe kjo e ka një zgjidhje me organizimin e ndonjë shëtitjeje, aktiviteteve të reja ose thjesht daljeje romantike për darkë, pa fëmijët, por vetëm ju si çift. Gjithsesi kërkoni të mos lodheni shumë edhe në këto aktivitete, për të ruajtur pak energji për në shtrat.
2. Gjithashtu, ankthi se mos nuk i pëlqeni më partnerit, apo që nuk kënaqni pritshmëritë e tij/saj, mund të sjellë rënien e epshit. Për më tepër, edhe monotonia në shtrat e shndërron seksin në një ritual të mërzitshëm, prandaj duhet ta mbani sa më aktive jetën seksuale, duke e nxitur me teknika, lojëra të ndryshme, ose edhe me ndonjë ëndërr të veçantë seksuale.
3. Në rrënjën e problemit, gjithsesi, shpesh gjenden shkaqe të lidhura me “stuhi hormonale”. Sidomos te femrat, çasti i mëmësisë sjell përfshirjen e tepruar pas të sapolindurit, apo ndoshta edhe një depresion post-lindje. Kjo bën që të refuzojnë seksin edhe disa muaj pas lindjes. Në këtë rast është e këshillueshme të konsultoheni me një seksolog, apo edhe psikolog.