www.Zemra.Org

O, Ali Ahmeti mua s’më ndal dot.., po pate dicka, me fto në Zajaz! Të betohem që vijë

fejzi-hajdariUnë jam origjinal kumanovali, jo si ata zagarët që të shkojnë mbrapa ty, prandaj s’njoh frigën unë, kur cënohet interesi shqiptar. Gjithcka në jetë, kam krijuar e ndërtuar, me djersë dhe punë të sinqertë, sidomos kompaninë time mediatike me anë të së cilës do ta sfidojë cdo parti shqiptare në qeveri, që do ta shesë interesin e shqiptarëve. Po ta them edhe njëherë: Unë jam 12 orë në zyrën e redaksisë “Lajm”: Urdhëro!

Gjithsesi, e di që nuk ke guxim, sepse je frikacakë, sic të njohin edhe miqët e tu më të ngushtë.

Me sinqeritetin më të madh po të them: Nuk ka tam frigën, ama aspak…, prandaj i kam vënë vetes obligim moral, kombëtarë dhe profesional (si e keqe më e madhe që ju ka ndodh shqiptarëve në politikë nga vitit 1991), do të luftojë më të gjitha mjetet mediatike, pra me median time, që nuk ia ka frigën asnjë qeverie, kur shkilet dhe anashkalohet interesi shqiptar.

Prandaj, krekosjet qyqare nëpër disa portale të BDI-së (që do të përfundojnë në gjyq për shkak të vjelljeve jonjerëzore), që janë të dirigjuara nga ju personalisht dhe askush tjetër, i quaj qesharake dhe shumë të ulëta.

E dini pse? Sepse, Fejzi Hajdari nuk ka dosje në UDB, e as në polici! Fejzi Hajdari prindërit nuk i ka patur UDB-ashë (sic i keni grumbulluar ju fëmijët e UDBashëve të Kumanovës dhe gjithandej), nuk akuzohet për vrasjen e komandantëve të UCK-së. 

Askush, mua s’mund të me akuzojë se kam zbatuar ndonjë projekt (ose eventualisht ndonjë veprim) antishqiptar, sic ka bërë BDI-ja gjatë këtyre 15 viteve, duke filluar nga proceset e montuara gjyqësore MONSTRA, SOPOTI, BRODECI, RADISHANI etj.

Prandaj, nëse je burrë, mos me ço selame nëpërmjet ‘fëmijëve’ (unë veten e konsideroj të madh dhe nuk merrem me kriminelë), por dil e më sfido, sic po të sfidojë unë.
Sa për kërcënimet dhe shantazhet, TË BETOHEM NË ZOT: Nuk ta kam frigën, ama kurrë, kurrë… Unë kam frigën Zotin!

Të sifdojë Ali Ahmeti, kur të duash dhe ku të duash…, po deshe të bëtohem që vijë në Zajaz ose eventualisht në një TV sipas dëshirës dhe kutit tuaj.

Mos u përpiqni që Goditjen që morët në Kumanovë, ta bëni teatër. Pranoni dhe miratoni realitetin-Juve me askush nuk ju do, aq më pak shqiptarët e Kumanovës.

Mesazhi nga Kumanova ishte ky: Kumanovarët s’i duan politikanët që për pesë pare e shesin interesin kombëtarë, aq më pak ata të cilët vrasin djemtë më të mirë të Kumanovës!
Juve Ali Ahmeti, ‘besnik ju kanë ngelur, vetëm kriminelët që janë pasuruar brenda natës dhe kanë bërë lekë, dhe tashti të përballuar pak para disfatës së 11 dhjetorit, janë në gjendje edhe luftë të nisin vetëm e vetëm nesër të mos përfundojnë në burg.

Ata vendin e kanë në burg për abuzimet dhe punët e pista që i kanë bërë ndaj shqiptarëve… Drejtësia dalngadalë do t’i gëlltise..

Exit mobile version