Mediat gjermane njoftojnë të enjten mbrëma se tek 41-vjeçari Kan me rastin e kthimit prej pushimit nga Dubai, më 22 shkurt të këtij viti, në doganën e aeroportit të Munihut janë gjetur rroba në vlerë rreth 6 mijë e 700 euro.
Me rastin e daljes nga aeroplani, ai nuk ka lajmëruar mallin në doganë, për shkak të të cilës gjykata e dënoi me 125.000 euro.
Kan nuk është paraqitur para gjykatësit, por atë e ka prezantuar avokati.