Gazeta greke “To Vima”, kapublikuar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin e vrasjes së një të burgosuri shqiptar në burgun e Koridhalosit në Greqi.
Sipas gazetës, ngjarja ka ndodhur në 14 janar të këtij viti dhe në video duken dy persona që sulmojnë me thika dhe godasin disa herë të dënuarin shqiptar.
Mësohet se ky i fundit është plagosur rëndë dhe nuk ka mundur të mbijetojë pas plagëve të rënda që kishte marrë. Gazeta nuk saktëson se cili është identiteti i të burgosurit që u vra në ambientet e burgut famëkeq, por në të njëjtën datë, mësohet se është ekzekutuar shqiptari Arbër Bako, si shka e një lufte mes bandave.