www.Zemra.Org

Paris Hilton fejohet në emisionin e saj televiziv

Biondja atraktive me Uejtsin është në lidhje tashmë një vit dhe thotë se është tepër e lumtur.

Në pyetjen se kur do ta hedhë hapin e ardhshëm në lidhjen e saj, Paris është përgjigjur duke thënë se shikuesit vetëm duhet të vazhdojnë të shikojnë emisionin e saj “The World According To Paris”. “Me të vërtetë jam e lumtur. Kam miq të mrekullueshëm, një të dashur të jashtëzakonshëm dhe familjen më të mirë në botë”, ka deklaruar ajo dhe ka shtuar: “Kur e shikoj martesën e prindërve të mi, mendoj se është e veçantë, sepse ata duhen ende pas kaq shumë viteve”. Emisionet e reja të cilat janë xhiruar për disa muaj, ndërsa në të cilët trashëgimtarja e pasur e zinxhirit të hoteleve “Hilton” do të tregojë atë që presim më së paku, duhet të fillojnë të transmetohen më 1 qershor në Amerikë.

 

Exit mobile version