Për vetëm disa ditë prej se ka nisur votimi përmes portalit studentet.info, RDK-ja e Rufi Osmanit tashmë rezulton subjekti më i preferuar, me 33 për qind të votave.
Partia Demokratike Shqiptare aktualisht është e dyta me 26 %, ndërsa Bashkimi Demokratik për Integrim rezulton e treta me 20% të votave. Ndërkaq, Demokracia e Re dhe Bashkimi Demokratik Shqiptar kanë nga 6 %.
Derisa sondazhi përmes portalit nuk është hulumtim i opinionit, dhe rezultatet e tij në asnjë mënyrë nuk mund të cilësohen si tregues i saktë i vullnetit të elektoratit, meqë qasja në votim është e kufizuar vetëm për përdoruesit e kompjuterit dhe internetit, dhe mostra e respondentëve nuk e reflekton përbërjen e popullatës, rezultatet megjithatë, tregojnë një trend tek shfrytëzuesit e portalit. Sondazi ka përfshirë 1075 votues.