www.Zemra.Org

Pas dy muajsh arrati, arrestohet “bossi” i Gostivarit, Fadil Arsllani

Shkup, 5 shkurt – Policia ka arrestuar dje në Gostivar Fadil Asllanit, të dyshuarin e parë në rastin “Çekani”.

Pas thuajse dy muajsh arrati, policia ka lokalizuar Asllanin, duke bërë arrestimin e tij.

Asllani, i njohur më shumë si pronar i klubit “Golden Gate”, dyshohet së bashku me 15 persona të tjerë, mes të cilëve edhe avokatë dhe përmbarues, për veprat shoqërim kriminal, fajde, shantazh dhe falsifikim dokumentesh.

Asllani teksa ndodhej në arrati, në një deklaratë për mediet, hodhi poshtë akuzat dhe tha se e gjithë pasuria e tij është rezultat i punës së ndershme në Zvicër dhe i pensionit me vlerë 5 mijë franga.

Në dhjetor të vitit të kaluar, policia sekuestroi në shtëpinë e Asllanit rreth 43 mijë euro, 12 mijë franga, 240 mijë denarë dhe rreth 20 makina të markave më të shtrenjta si “Hummer”, Masserati”, “Audi”…

Në shtëpinë e të dyshuarit u gjetën edhe armë.

Exit mobile version