www.Zemra.Org

Përfundoi takimi, Ahmeti-Gruevskit: ‘Nëse nuk tërhiqet ligji i ‘branitellave’, bie Qeveria

Takimi mes kryeministrit Nikolla Gruevski dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti ka përfunduar pa ndonjë vendim konkret.

Gruevski dhe Ahmeti që të dy kanë mbetë në qëndrimet e tyre, diametralisht të kundërta për zhvillimet e fundit në vend.

Dy liderët e partive më të mëdha në vend gjatë takimit të sontëm më tepër kohë kanë harxhuar duke arsyetuar vendimet e marra nga subjektet e tyre, për përkuljen e ministrave dhe oficerëve të ARM-së para dëshmorëve të UçK-së në Sllupçan, dhe vendimi për propozim ligjin e branitellave.

Qëndrim i fundit i liderit të BDI-së Ali Ahmeti ka qenë i prerë: ‘Nuk vazhdon koalicioni, nëse VMRO-DPMNE nuk tërhiqet nga propozim ligji i branitellave’ Pas këtij qëndrimi të Ahmetit, topi është në duart e Gruevskit, do të tërheqë apo jo ligjin mbrapa, pritet të shihet ditët në vazhdim për kur e kanë lënë që dy liderët Gruevski dhe Ahmeti të ndëgjohen ose takohen përsëri.

Burime nga VMRO DPMNE thonë se takimi ka qenë i hapur dhe dy liderët kanë hapur të gjitha çështjet ndërsa Gruevski i ka elaboruar liderit të BDI-së deklaratën e tij të dhënë para disa ditëve lidhur me këto ngjarje.

Exit mobile version