ANGLEZJA DHE DY KOLEGË TË ESTRADËS E KËRCËNUAN ME SMS
Edhe për kërcënimet që i janë bërë Adelinës gjatë lidhjes me Canën, kemi shkruar, por cili e kërcënonte këngëtaren mbeti mister, gjithsesi po zbulojmë disa detaje interesante. Duke u bazuar në rrëfimin e një të afërmi të Adelinës, këngëtarja ka kaluar në një situatë tepër dramatike, pasi nga të katër anët ka pasur kërcënime. “Që nga fillimi i vitit të ri, Adelina është traumatizuar me sms kërcënuese. Fillimisht ka qenë Xhema ajo që e ka kërcënuar Adelinën përmes profilit në Facebook. “Xhema rreth të 40-ave, është e fejuara e Lorikut në Angli”, thekson për gazetën një burim anonim. Të gjithë në Kosovë e kanë ditur se Adelina dhe Loriku kanë qenë në lidhje, pasi çifti ka shëtitur dorë për dore nëpër lokalet e Prishtinës. Pikërisht gjatë qëndrimit në një lokal, ata kanë parë se si disa persona kanë shpuar gomat e veturës së Lorikut, ndërkohë që futbollisti nuk ka mundur të bëjë asgjë. Më vonë, Adelina Tahiri zbulon disa numra celulari nga të cilët i kanë ardhur asaj mesazhe kërcënuese. Dy kolege të estradës, të cilat në njërën anë i kanë dhënë këshilla se si duhet ta menaxhojë një lidhje dashurie, në anën tjetër së bashku me familjarët e bashkëpunëtorët e tyre kanë kërcënuar në mënyrë të pamëshirshme këngëtaren Tahiri.