Në aeroportin “Ataturk” në Stamboll janë përplasur dy aeroplanë udhëtarësh të kompanisë Turkish Airlines.
Airbas A330-200, i nisur nga Vjena për të zbritur në Stamboll u përplas me Airbas A340-300 që kishte nisur fluturimin nga Sao Paolo.
Edhe përkundër faktit që të dy aeroplanët janë dëmtuar shumë, nuk ka të lënduar në mesin e udhëtarëve dhe ekuipazhit.
Shërbimi i sigurisë së aeroportit po shqyrton shkaqet e aksidentit.