Të gjithë çiftet që janë në një mardhënie dhe janë të angazhuar në të, kanë debate dhe mosmarveshje, ku shumica e tyre burojnë nga dy faktorë kryesorë:
Sipas studjuesit Keith Sanford, PhD , Professor i Asociuar në psikologji dhe neuroshkencë, në Universitetin e Baylor, shqetësimi i parë është ndjenja e kërcënimit, që përfshinë idenë se partneri po tregohet i ashpër , armiqësor, shumë kontrollues , kritik dhe shumë i aftë për të mbushur tjetrin me ndjenja faji.
Shqetësimi tjetër është ndjenja e neglizhencës, që përfshinë ndjesinë se partneri nuk po jep kontributin e duhur në përmirësimin e mardhënies, dhe nuk po e tregon investimin dhe përkushtimin e tij në këtë lidhje.
Sanford zhvilloi një pyetësorë “Inventari i problemeve themelore të çifteve “ për të matur nivelin e këtyre dy shqetësimeve.
Në studimin e parë 1,224 individëve të martuar ju kërkua të kujtonin një mosmarveshje specifike dhe të rendisnin 57 fjalë që do të përshkruanin ata dhe partnerët e tyre gjatë kësaj mosmarveshje.
Shumica e renditjeve kishte këtë paraqitje: neglizhencë, I harruar, mbikqyrje e ekzagjeruar, I padëshiruar, I refuzuar, I padukshëm, mospërkrahje. Të tjera përshkrime ishin: jo i dashur, I pakujdesshëm, paragjykues, jo tolerant, mosmirënjohës.
Në studimin e dytë, 2315 individëve të martuar ju kërkua të bënin gjithashtu një renditje të mënyrës se si janë ndjerë dhe sjellë gjatë një debate specifik, por duke përdorur një version më të reduktuar të pyetësorit original, dhe një shkallë tjetër për renditjen e emocioneve.
Sanford thotë se një vlerësim i këtyre shqetësimeve themelore mund të na ofrojë informacione kyç mbi mënyrën si një person i sheh konfliktet.
Ai vë re se shqetësimi dhe ndjesia e neglizhencës mund të zgjidhet më së miri kur njëri partner i kërkon të falur partnerit tjetër dhe ky i fundit merr vendimin të fal.
Në rastin e ndjesisë së kërcënimit, personat janë më të interesuar të shohin ndryshime te partneri se sa të presin një kërkesë për falje prej tij. Ata duan të shohin se po trajtohen me respekt, të vlerësohen dhe të reduktohen sjelljet e ashpra dhe fajësuese.