www.Zemra.Org

Pesë pikë larg Barcës

Real Madridi ka ngushtuar diferencën ndaj kryesueses Barcelona në vetëm pesë pikë, pas fitores ndaj Espanyolit me rezultat 1-0, përkundër një lojtari më pak nga minuta e dytë.

Takimi fillon tmerrshëm për Mourinhon. I posardhuri nga Franca ku përcolli Lyonin, nuk kishte pritur një fillim më të keq se ky ndaj skuadrës nga Katalunia. Pas një depërtimi në zonë nga Luis Garcia, nga porta doli Iker Casillas, i cili me anë të një prekjeje kontraverse rrëzon futbollistin kundërshtar. Si pasojë skuqet nga gjyqtari i takimit dhe përshëndetet nga ndeshja. Dush i ftohtë në fillim për gardianin spanjoll.

Në lojë hyn portieri i ri Antonio Adan që shfaqi paraqitje të jashtëzakonshme. Megjithatë, përgjigjen më të mirë e kishte Cristiano Ronaldo.

Ishte portugezi ai që ia mundësoi Marcelos (24’) realizimin e golit të fitores së madhe për Los Blancos.

Në vazhdim të takimit Real Madridi tentoi që me anë të Ronaldos dhe me anë të Adebayor (i cili qëlloi transverzalen) të dyfishojë epërsinë, mirëpo rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Me këtë fitore Real Madridi ka 57 pikë, pesë më pak se Barcelona në vendin e parë. Pas javës së 23-të mund të konstatojmë edhe zyrtarisht se lufta për titull në La Liga është ende shumë, shumë e hapur.

Exit mobile version