www.Zemra.Org

Pesë vjet për të lënë duhanin!

Shkencëtarët amerikanë thonë se për të hequr dorë nga cigaret ju nevojiten pesë vjet dhe shumë përpjekje.

Me hulumtimin e tyre, shkencëtarët, e kanë shqyrtuar sjelljen e rreth 3.000 duhanxhinjve të sotëm që e kanë lënë duhanin. Njëra nga arsyet më të shpeshta dhe motivet e atyre që kanë hequr dorë nga duhani është shqetësimi për shëndetin, por edhe për mostërheqjen tek gjinia e kundërt, kohë pas kohe aroma e gojës dhe akuzimi nga pjesëtarët e tjerë të shoqërisë.

Lënia e duhanit është proces i gjatë dhe i vështirë që është i “ushqyer” edhe me doza të mëdha të stresit, në veçanti gjatë javës së parë ku dëshira për cigare është më e madhe. Prandaj, për t’u duruar java e parë e vështirë, është mirë që duhanpirësi pranë vetes të ketë dikë që do t’i japë mbështetje.

Në ditët e para duhanpirësi sugjerohet të merret me ndonjë gjë, të fillojë me një hobi të re dhe me ushtrime, sepse në atë mënyrë do ta largojë vëmendjen nga dëshira për nikotinë. Në masë të madhe mund t’i ndihmojë edhe një listë me arsye se pse është mirë t’i lini cigaret. Ajo duhet të jetë në një vend të dukshëm që t’ju japë nxitje që të duroni deri në fund.

Exit mobile version