www.Zemra.Org

Prishen Kim Kardashian dhe Kris Humphries

Martesa e tyre u konsiderua si njëra prej martesave më të mëdha në Hollywood. Por, Kim Kardashian si duket nuk është përshtatur me basketbollistin Kris Humphries, pasi që mediat amerikane thonë se ata nuk janë më bashkë.

Martesa e Kim Kardashianit dhe e Kris Humphries nuk ekziston më – gjithnjë sipas një raporti të gazetës britanike.

Duke cituar burime shumë të afërta me kampin e Kardashianit, lajmi thotë se agjenti i Kimit, William Morris nga agjencia “Endeavor Entertainment”, që nuk e prezanton më pasaniken 26-vjeçare, martesa është prishur dhe se ata nuk planifikojnë që të vazhdojnë tutje lidhjen e tyre.

“Nuk e di kur ata do ta lajmërojnë ndarjen apo të thonë se pse janë martuar në radhë të parë kur janë ndarë kaq herët”, ka thënë një burim për gazetën.

“Tashmë ata po shkurorëzohen. Ata nuk janë së bashku që një muaj, qëkurse Kim është duke qëndruar në New York dhe ajo po qëndron në një dhomë hoteli ku nuk e lejon Krisin që ta vizitojë atë.

“Kim tashmë po i bën planet për 2012-ën, duke përfshirë këtu edhe pushimet në të cilat Kris nuk bën pjesë. Në çdo udhëtim në të ardhmen, nuk përfshihet në të burri i saj, Kris”.

Edhe raportet e fundit thonë se Kim është shumë e palumtur në martesë. Këtë e kanë shkruar edhe gazetat dhe revistat e tjera.

“Kim është e tmerrshme në martesë”, ka thënë një burim për revistën amerikane, “Life & Style”.

“Ata vazhdimisht përlahen më njëri-tjetrin. Kim thuhet se ajo ka thënë se “nuk e ka ditur që martesa është kaq e vështirë. Më tërë këto udhëtime dhe punë, ajo nuk e di se pse gjërat nuk po funksionojnë në mes të tyre”.

“Ajo madje nuk ka shumë përkushtim ndaj burrit të saj”.

Sipas këtyre burimeve, Kim tashmë është përgatitur për shkurorëzim dhe se qysh në fillim e ka ndjerë se asaj nuk do t’i shkojë gjatë më basketbollistin. “Ajo është shumë e nervozuar kurrë rri më të. Ngutet për t’u larguar nga ajo dhe se para tij nuk ka ndjenja. Kim është e shqetësuar po ashtu se Kris nuk është treguar shumë i matur në veprimet e tij, sidomos në shpenzimin e parave”, ka thënë një burim tjetër.

“Gjërat janë vështirësuar sidomos për shkak të mosfillimit të sezonit të ligës NBA dhe për këtë ajo ka shkuar në New York të Kourtneyt për të marrë këshilla, por gjërat nuk po shkojnë mirë”.

Exit mobile version