www.Zemra.Org

Prokuroria jep detaje për vrasjen me sëpatë në Gostivar


Prokuroria Themelore publike e Gostivarit dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasje’.

“I dyshuari 67-vjeçar nga Gostivari, më 9 shtator, gjatë ushtrimit të dhunës familjare, në mënyrë mizore ka vrarë bashkëshorten e tij.

Ata për një periudhë të gjatë kanë pasur mospajtime, ndërsa në ditën kritike, i dyshuari ka hyrë në dhomë dhe me sëpatë disa herë ka goditur gruan në kokë. Më pas nga kuzhina ka marrë thikë dhe e ka shpuar disa herë në bark”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pas vrasjes, sipas prokurorisë, nga shtëpia me biçikletë është nisur në malin e fshatit Strajan, dhe më pas ka dalë në rrugë, nga ku është kapur dhe është privuar nga liria na policët.

Prokurori Publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit i propozoi caktimin e masës së paraburgimit për personin i cili dyshohet se ka vrarë bashkëshorten.

Exit mobile version