Siç mësojmë nga burime të policisë, caku i dhunës me armë ka qenë pronari i kafenesë i cili një grupës kriminale tani më një kohë të gjatë nuk ka pranuar tu paguajë “reket” me çka edhe ka ndodhur aksidenti.
Të shtënat ndodhën me 16 e këtij muaji rreth orës 5 në mëngjes, ku tre persona të armatosur kanë hyrë në “Llovec” dhe kanë shtënë me armë ku plagosën pesë persona nga fshati Negotinë-Tetovë të cilët në atë kohë kanë qenë të pranishëm në lokal.
Të plagosurit menjëherë u dërguan në spitalin e Gostivarit, ndërsady prej tyre për shkak të seriozitetit të plagëve u dërguan në Qendrën për Emergjencë në Shkup.
Nga policia e Tetovës thonë se bëhet fjalë për një rast të ndërlikuar për zgjidhjen e të cilit është punuar intenzivisht së bashku me prokurorinë. Tani për tani nuk ka të arrestuar dhe persona të akuzuar edhe pse policia pas incidentit arrestoi dy meshkuj dhe një femër për të cilët ka patur informacione se janë të lidhur me ngjarjen, por pas bisedave të kryera ata janë lëshuar në liri.