www.Zemra.Org

Publikohet plani amerikan për sulmin ndaj Iranit

Amerikanët e kanë të përpunuar planin e sulmeve ndaj Iranit, respektivisht planin për të gjitha ato gjëra që janë të nevojshme për realizimin e atij sulmi.

Gjatë javës së kaluar, Qendra për studime strategjike dhe ndërkombëtare nga Washingtoni, në këtë kontekst edhe e ka bërë publik këtë raport, shkruajnë mediat kroate.

Në këtë Qendër gjatë kohë kanë analizuar se çfarë do të thotë të parandalohen ambiciet bërthamore të Iranit, ndaj në raport janë shënuar hollësitë për gjithë atë që SHBA-të duhet ta bëjnë për të ndërmarrë një sulm ndaj këtij vendi. Spekulimet që Izraeli mund të sulmojë në mënyrë vetanake edhe më tej mbeten si opsion, por nuk janë përfshirë në raportin e Qendrës së hulumtimeve strategjike.

Në sulm do të duhet të marrin pjesë më së paku 16 aeroplan luftarak të tipit F-18s si dhe 10 aeroplan B-2 bombardues, të cilët janë të aftë të mbajnë 13,608 kg raketa dhe bomba të tipit dhe llojit “Massive Ordnance Penetrator”, respektivisht shkatërruese të bunkerëve, transmeton INA.

Hakmarrja iraniane do të ishte tregim krejtësisht tjetër, ndërsa sulmi do të ishte orientuar në tërë regjionin. Në rast se ndodhë një gjë e tillë mund të vije deri tek një luftë totale me projektile (predha) balistike, krahas elementeve të papara nga ajri, uji dhe toka, të ushtrisë amerikane.

Në fotot dhe grafikonet shihet se si është përpunuar ky plan i detajuar për sulm ndaj Iranit.

Exit mobile version