“Bashkimi Evropian do të vazhdojë me dialog të vazhdueshëm t’u japë mbështetje këtyre shteteve të vazhdojnë të punojnë në uljen e numrit të azilantëve në Evropë. Masat të cilat i zbatoi Qeveria e Maqedonisë, kishin sukses, madje kështu, gjatë periudhës së kaluar është shënuar përmirësim dhe ulje të numrit të kërkuesve të azilit, por problemi ende ekziston”, konsideron Malmstrom.
Komisioni Evropian miratoi vendim për plotësim të rregullativës së vizave, e cila për momentin nuk do të zbatohet, në asnjë shtet, por paraqet mekanizëm mbrojtës për vendet-anëtarë të Unionit dhe zonës së Shengenit, në qoftë se në të ardhmen ekziston rrezik për sigurinë e tyre nga ardhja e emigrantëve.
Me vendimin në mënyrë eksplicite janë theksuar kushtet nën të cilat, për shtetet qytetarët e të cilave e kanë keqpërdorur liberalizimin e vizave, çdoherë do të ekzistojë rreziku për vendosje të sërishme të përkohshme të liberalizimit të vizave.
Këshilli i ministrave i Unionit më 9 dhe 10 qershor në Luksemburg duhet ta miratojë propozimin e KE-së, të cilin e dorëzoi komisarja Malmstrom para ministrave të punëve të brendshme të vendeve-anëtare më 12 maj.