www.Zemra.Org

Ricky Martin: Carlos, të dua!

Një vit pas deklarimit të homoseksualitetit të tij, Ricky Martin konfirmoi dashurinë që ndien për Carlos Gonzales Abella, duke i dedikuar çmimin e “krenarisë së homoseksualëve 2010”, të fituar pak ditë më parë.

Gjatë një ceremonie mundane të zhvilluar në Nju Jork, spanjolli i famshëm u përlot, ndërsa iu dorëzua çmimi më prestigjioz i botës gay, një vlerësim i përvitshëm nga Shoqata e Aleancës Homoseksuale dhe Lesbike kundër Diskriminimit.

”Dëshiroja të isha i lirë dhe tashmë jam i lirë. Për këtë duhet të falenderoj Carlos-in, i cili më ka qëndruar gjithmonë pranë dhe prindërit e mi, të cilët më kuptuan dhe më kanë mbështetur tërësisht në këtë zgjedhje.

Më duhet të falenderoj edhe miqtë, fansat, por edhe një herë tjetër, bashkëpunëtorin në sukseset që kam arritur, Carlos-in. Carlos, të dua, je më i miri”, tha këngëtari, ndërsa fjalimi i tij u prit me duartrokitje të zjarrta nga publiku dhe nga i dashuri i tij, prezent në radhën e parë

Exit mobile version