www.Zemra.Org

Rikthehet coronavirusi në Mal të Zi

Në Mal të Zi është regjistruar rasti i parë me COVID-19 pas 2 qershorit kur ishte shpallur fundi i epidemisë.

Bëhet fjalë për një rast të importuar dhe një person që është në vetizolim, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.

Mali i Zi shpalli përfundimin e epidemisë së coronavirusit më 2 qershor, pasi nuk kishte raste të regjistruara për 28 ditët e mëparshme, raportojne mediat.

Në deklaratë thuhet se bëhet fjalë për një person që kishte qëndruar në Bosnje dhe Hercegovinë javën e kaluar, ndërsa të dhënat e para tregojnë se numri i kontakteve të personit të infektuar është “minimal”.

Exit mobile version