www.Zemra.Org

Ronaldo dhe Irina kurorëzojnë dashurinë

Futbollisti i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është në një marrëdhënie serioze me modelen ruse, Irina Shayk.

Sipas burimeve të medieve portugeze, të afërta me familjen e futbollistit, Ronaldo dhe Irina kanë vendosur që dashurinë e tyre, ta kurorëzojnë me dasmë.

Sipas këtyre medieve dasma do të bëhet më 12 Korrik të vitit të ardhshëm, njëmbëdhjetë ditë pas përfundimit të kampionatit evropian të futbollit që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë.

Ronaldo u njoftua me Irinan, gjatë sfilatës së modës të “Armani” të mbajtur në Madrid, gjatë vitit 2009. Kohët e fundit, Ronaldo u takua me prindërit e Irinas, dhe më pas kanë caktuar datën e dasmës.

 

Exit mobile version