www.Zemra.Org

Rrëfimi i djalit të bossit më të madh të drogës “Kjo është jeta ime” (VIDEO)

Ishte shtëpia që çdokush e ëndërronte. Me një pistë gare, me pishina të mëdha, madje dhe një kopsht zoologjik me kafshë të rralla e ekzotike që arrinin vlerën e miliona dollarëve.

Shtëpia e kolumbianit në një tokë me sipërfaqe më shumë se 7 kilometra katrorë dukej vendi ideal për t’u rritur.

Por, për të riun, Sebastian Marroquin, ishte vetëm vendi i frikës. Dhe jo frikë se mos hipopotamët dilnin nga kopshti zoologjik i shtëpisë, por siguria e baronit të madh të drogës, Pablo Eskobar, që në atë kohë ishte njeriu më i kërkuar në botë dhe ishte i implikuar në një luftë të përgjakshme me rivalët e kokainës.

Marroquin, tani 38 vjeç, u rrit në një periudhë që babai i tij renditej njeriu i shtatë më i pasur në botë nga revista Forbes me një pasuri të vlerësuar 18 miliardë paund.

Marroquin, që ndryshoi emrin e tij nga Juan Pablo Escobar, tregon se si me pasurinë e madhe kishin makinat e cilësisë më të mirë, shërbëtorë në shtëpi, pishina të mëdha, e kafshët më ekzotike – përfshi elefantët, të blera me shpenzime të mëdha nga babai i tij.

Detaje të tjera Marroquin të pasurisë së pabesueshme që ishte dëshmitar kur ishte fëmijë, ai i ka zbuluar në librin e tij “Pablo Eskobar: Babai im”.

Autobiografia që u bë bestseller në Amerikën Latine, zbuloi detajet e festave të çmendura ku shpenzoheshin dhjetëra mijëra dollarë ‘cash’.

Kur fëmijët kërkonin të hanin ndonjë gjë të veçantë, Escobar dërgonte helikopterët për të marrë ushqimin.

Por përveç botës fantastike që njihte kur ishte i vogël, Marroquin kujton edhe historitë e tradhtisë dhe vdekjes, sjelljes së parregullt të Escobar.

Në të kaluarën, thotë djali i tij, njëherë dogji 1 milion paund për të mbajtur vajzën e tij Manuelën ngrohtë gjatë një nate në arrati. Gjithashtu kishte përdorur 2 milionë dollarë të tjera për të përgatitur ushqim.

Marroquin thotë se ai dhe familja e tij lëviznin çdo dy ditë në vende të ndryshme për t’u fshehur.

Ai thotë se ishte 9 vjeç kur mori leksionin e parë mbi drogën nga babai i tij. Escobar i kishte thënë se e kishte provuar çdo lloj droge përveç heroinës, dhe se e kishte urdhëruar të mos ta përdorte kurrë apo të ndiqte hapat e tij.

“Babai im nuk është një person që duhet imituar. Ai na tregoi rrugë që ne nuk duhet t’i ndërmarrin kurrë si shoqëri sepse janë rrugë vetë-shkatërrimi, humbje vlerash”.

Që në muajin nëntor Marrouqin në një intervistë për AFP kishte thënë se kishte vendosur të shkruante autobiografinë e tij e parë nga perspektiva e një fëmije.

“Unë kisha privilegjin e çuditshëm e të qënit djali i Pablo Eskobar. Për mua ai ishte një baba i madh. Kam mijëra letra që më ka shkruar duke më dhënë këshilla, duke më inkurajuar që të vazhdoja studimet, të isha person i mirë e të qëndroja larg drogës”.

Exit mobile version