www.Zemra.Org

Rrëmbehet në shtëpinë e tij miliarderi kinez, policia arrin ta shpëtojë

Themeluesi i kompanisë kineze Midea Group, He Xiangjian, është shpëtuar pasi ishte mbajtur peng nga sulmuesit që ishin futur me dhunë në shtëpinë e tij e tij, shkruan Sky News.

Policia kineze ka njoftuar se të dielën mbrëma kishte pranuar një telefonatë se ka ndodhur një thyerje e shtëpisë në Foshan, jo larg Hong Kongut si dhe që pesë persona të dyshuar janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Në kumtesën e policisë është zbuluar vetëm mbiemri i viktimës – He, por mediat kineze fillimisht kanë arritur të zbulojnë se bëhet fjalë për miliarderin 78-vjeç.

Djali i He ka arritur të ikë nga shtëpia gjatë pengmarrjes dhe të hidhet në liqen, duke arritur edhe t’i telefonojë policisë e cila zbuloi se kishte pranuar një telefonatë rreth orës 5.

Midea Group ka zbuluar në rrjetet sociale ka falënderuar policinë, duke mos konfirmuar nëse He ishte viktimë e këtij krimi.

He është personi i katërt më i pasur në Kinë, e sipas të dhënave të grupit Hurun Report, pasuria e tij kap vlerën e 25 miliardë dollarëve.

Exit mobile version