www.Zemra.Org

Rrezikoi jetën e vetë për të shpëtuar tjetër

Edhe pse jo në orar  të punës, inspektorinë Stacionin Policor të Gostivarit, Bastri Veseli ka hedhur vetë në rrezik për të shpëtuar jetën e një qytetari i cili po mbytej në ujërat e lumit Vardar. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në oratën e mbrëmes tek ura e madhe e lumit Vardar, respektivisht ura pranë Gjykatës Themelore të Gostivarit.

Veseli në ato momente kishte qenë duke kaluar me makinën e tij, kur kishte shikuar një grumbull njerëzish rreth koritës së lumit Vardar, në tentim për të shpëtuar qytetarin i cili    në rrethana ende të pasqaruara ishte hedhur në ujërat e lumit Vardar prej sipër urës së madhe. Pasi kishte parë situatën e tendosur mes turmës, Veseli kishte ndërruar drejtimin e  rrugës ku dhe ishte nisur të shkon. Kishte parkuar automjetin në rrugën përskaj koritës së lumit Vardar, dhe menjëherë kishte kërcyer në lum për të nxjerr nga aty trupin e njeriut që ballafaqohej me vdekjen. Në prononcimin për gazetën Koha, Veseli sqaron se e gjithë  ngjarja u zhvillua në intervalin kohor prej dhjetë minutash. Thotë se edhe po të mos kishte qenë zyrtar i Policisë, në rastin në fjalë do të kishte vepruar njëjtë.

“Diku rreth orës 19 të darkës, rastësisht isha duke lëvizur me makinë në atë pjesë të rrugës, duhej të dërgoj bashkëshorten në punë në gjimnazin e Gostivarit ku duhej të merr pjesë në mbledhjen e këshillit të shkollës. Rreth koritës së lumit Vardar pash një grup njerëzisht të tensionuar të cilët vëzhgonin se sy mbytej njeriu në lum. Në fillim nuk e kisha të qartë se çka po ndodhte. Ndryshova drejtimin e rrugës dhe vazhdova rrugës tjetër që shpien tek ura e vogël e këmbësorëve. Ndalova makinën dhe dola të shoh se çka po ndodh. Kur e pash trupin e njeriut që po mbytjen në ujëra, hoqa gjësendet personale dhe manton dhe u hodha në lum, diku 15 deri 20 metra nga trupi i njeriut që bartej nga ujërat e lumit. Për pak çaste arrita të afrohem afër ty dhe ta kap, edhe pse niveli i ujit ishte shumë i madh. Në ballafaqim me ujërat, u afruam afër urës së këmbësorëve. Aty mbi urë kishin dal disa qytetarë që përgatiteshin të na ndihmojnë për të dal nga aty. Me anë të shkopinjve që kishin në duar, arritëm ta nxjerrim trupin nga ujërat e lumit, dhe më pas më nxorën edhe mua”, theksoi Veseli. Ai rrëfen se qytetarët kishin informuar ndërkohë Policinë dhe ndihmën e shpejtë, dhe fatmirësisht ato veç kishin arritur në vendin e ngjarjes. Me të shpejt trupi i njeriut të hedhur në lum ishte bartur në Spitalin e Gostivarit, nga ku i ishte ofruar ndihma e shpejt dhe më pas ishte bartur në qendrën klinike të Shkupit. Rast është konfirmuar edhe nga Policia e Gostivarit, nga ku bëjnë me dije se bëhet fjalë për një qytetar të Gostivarit i moshës 31 vjeçe. Sipas informatave zyrtare të policisë personi që kishte tentuar të vet mbytet prej kohësh është ballafaquar me  probleme serioze psikike dhe se i njëjti ka shfrytëzuar terapi përkatëse.

Inspektori i Policisë Bastri Veseli është i lindur në fshatin Banjicë së Epërme dhe është 35 vjeç. Prej 10 vitesh, ai ka ushtruar funksion të ndryshme në Stacionin Policor të Gostivarit. Raste të tilla të ndjajshme ka pasur edhe dy viteve të kaluara. Në maj të vitit 2010, fal guximit dhe humanitetit  të Fazli Fidanit, një tridhjetëvjeçar nga Gostivari, një fëmijë atëherë 7 vjeçar, mundi t’i mbijetojë vdekjes dhe të nxirret nga ujërat e lumit Vardar i gjallë. Në prill të vitit 2011, po ashtu një nxënëse e shkollës fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, papritmas kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në lum. Golgota e saj ka zgjatur për rreth 1 kilometër,  duke luftuar për jetë me ujërat e furishme të lumit. Ishte dyzetepesëvjeçari Hajredin Zaimi nga Gostivari, i cili me guximin e tij të palëkundur u  hodh në lum për të shpëtuar jetën e vogëlushes që përballej me vdekjen.

Exit mobile version