www.Zemra.Org

Rufi Osmani padit Nevzat Bejten

Kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani, ka ngritur sot padi penale kundër ish-kryetarit të kësaj komune Nevzat Bejta, për siç thotë ai, keqpërdorim të funksionit dhe mjeteve materiale, me çka komuna është dëmtuar për gati dy milion euro.

Padi penale u janë adresuar edhe disa personave tjerë, me pretendimin se në kohën e udhëheqjes së Bejtës, kanë bërë keqpërdorime.“Analizat tona kanë ardhur në përfundim se janë bërë gjashtë vepra penale, të llojeve të ndryshme, e para ka të bëjë me lejimin e lejeve për ndërtim në kundërshtim me ligjin. Vepra e dytë ka të bëjë me keqpërdorime të rënda gjatë stimulimit të ndërtimit të objekteve të egra. Vepra e tretë ka të bëjë me prishjen joligjore të shumë objekteve, dhe ka dëmtuar buxhetin e komunës së Gostivarit në vlerë prej 1.810 892 euro”, deklaroi Rufi Osmani, kryetar i komunës së Gostivarit . Ndërsa, ish kreu i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, tha se me kënaqësi e ka pranuar padinë, i sigurtë që edhe përpara institucioneve të drejtësisë do ta konfirmojë pafajësinë.“Unë jam i gatshëm të përgjigjem përpara çdo institucioni, dhe besoj se e vërteta do dalë në shesh, por ai e ka pasur atë në shpirtin e tij që të ngrej padi penale dhe unë i falenderohem që ka bërë një gjë të tillë edhe institucionet do e bëjnë të veten”, tha Nevzat Bejta, ish kryetar i komunës së Gostivarit. Osmani dhe Bejta ishin konkurrentë politik edhe në zgjedhjet e fundit lokale për komunën e Gostivarit, ku Osmani garoi dhe fitoi si kandidat i pavarur, kurse Bejta ishte kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Exit mobile version