www.Zemra.Org

Rusia partner serioz i Maqedonisë

Ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankulloska dhe kolegu i saj rus Rashid Nurgaliev, në Moskë e nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim midis Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe të Federatës ruse.

Kjo është marrëveshja e parë bilaterale nga ky rang midis të dy ministrive. Jankulloska, siç kumtoi MPB-ja, theksoi se marrëveshja është me rëndësi të veçantë për Maqedoninë dhe paraqet një fakt për bashkëpunimin e deritanishëm dhe perspektivat e shkëlqyeshme për thellimin e mëtutjeshëm të lidhjeve të ndërsjella.

Ministri Nurgaliev, megjithatë, e theksoi interesin rus për gjetjen e mekanizmave për operacionalizim më efikas të marrëveshjes dhe propozoi formim të grupeve të përziera dhe takime të rregullta në nivel më të lartë midis përfaqësuesve të të dy ministrive.

Duke filluar nga gjuha dhe kultura, ai theksoi se ty dy popujt dhe të dy vendet i lidhin shumë faktorë dhe se Rusia do të bëhet partner serioz i Republikës së Maqedonisë. Jankulloska iu falënderua për përkrahjen që Federata ruse edhe tani e ka dhënë në luftën për ruajtjen e emrit kushtetues, çështje e cila është nga interesi i madh për Republikën e Maqedonisë.

Të dy ministrat u dakorduan se pa dallim të madhësisë, në shekullin 21 të gjitha vendet janë të orientuara para sfidave dhe kërcënimeve të njëjta nga terrori dhe ekstremizmi global, tregtia e palejuar me narkotikë, njerëz dhe armë, por edhe format e reja të krimit me kompjuterë të cilët nuk njohin kufij.

Shkëmbimi i përvojave dhe informacioneve operative midis të dyja ministrive, sipas Jankulloskës dhe Nurgaliev, do të kontribuojnë për përballje më efikase me këto kërcënime.

Exit mobile version