www.Zemra.Org

Shijet e vajzave shqiptare jane rafinuar shume

Ishte vetem 10 vjece kur provoi per here te pare magjine e skenes dhe qe atehere vendosi te mos ndahej me prej saj. U rrit bashke me baletin dhe ndjeu se mund te guxonte akoma. Dhe nuk gaboi. Vendosi te braktiste pasionin e saj per nje tjeter dashuri. Duke marre rolin e prezantueses ndjehej ne toke te forte. Vendosi te braktiste pasionin e saj per nje tjeter dashuri.

Duke marre rolin e prezantueses dhe moderatores ndjehet ne toke te forte, aq sa te mendoje se tashme profesionalisht ka hequr dore nga dashuria e saj e pare, baleti. Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone” na rrefen se si ka evoluar deri tani jeta e saj.

Ne fillimet tuaja jeni shfaqur ne ekran si kercimtare, si ka lindur deshira per t’u marre me balet?

Ehhhh, gati-gati e kam harruar kete ndjesi. Por nuk eshte e veshtire te kuptohet deshira e nje vajze te vogel per t’u bere balerine. Pra ka lindur ashtu natyrshem qe duke me ndihmuar edhe te dhenat fizike qe me kishte dhuruar natyra me pas nga deshire m’u kthye ne nje impenjim te mirefillte duke bere shkollen e baletit.

Keni hequr dore perfundimisht nga te qenit balerine?

Profesionalisht them se po, por une gjithmone ndihem balerine. Dhe kudo qe me jepet mundesia per te vallezuar, eshte gjeja qe bej me me deshire.

Me pas ju kemi pare si moderatore ne spektakle te ndryshme, mund te na thoni ku i keni perjetuar emocionet me te medha?

Sigurisht qe emocionet dhe pergjegjesit jane me te medha ne skene kur te duhet te cosh perpara nje spektakel, por natyrisht qe cdo dalje ne skene mbart ne vetvete gjithmone emocione.

Por ju keni edhe nje biznes tuajin qe e menaxhoni me bashkeshortin, Ermalin, a eshte e veshtire per nje femer qe te beje shume pune njeheresh?

Jo, te them te verteten nuk eshte problemi nese ben apo jo disa pune njeheresh, problemi qendron se sa deshiron vertet t’i besh ato pune dhe nje tjeter fakt i rendesishem eshte menyra se si e organizon kohen.

A shkoi ceremonia e dasmes suaj ashtu si e kishit menduar ju, apo dicka nuk funksionoi?

Ne fakt ne e kishim menduar gjate ate dite dhe ajo nuk erdhi e rastesishme, por ajo shprehja e famshme “Kepucari i le kepucet e veta pa rregulluar”, nuk funksion per ne. Gjithcka ishte sic e kishim ideuar.

Ju tashme keni nje vit qe jeni me statusin e martuar, si ka kaluar ky vit i pare i marteses?

Ka qene gjithcka kaq e natyrshme sa nuk di te te them akoma ndonje ndryshim nga periudha para dhe pas martesore.

Jeni ndjere ndonjehere e lodhur deri ne ate pike sa te mendoni se duhet te hiqni dore nga nje angazhim i juaji?

Oh, shume here per hir te se vertetes por asnjehere nuk e kam bere kete hap vetem prej lodhjes.

Si nis nje dite e juaja?

Sezoni veror per ne ka nje ngarkese shume te madhe dhe pas gjithe kesaj ngarkese, dita ime nis me nje mengjes te vone…

A jane te veshtira femrat shqiptare ne zgjedhjet e tyre, ne zgjedhjet qe duhet te bejne ne ceremonine e tyre te dasmes?

Jo femrat shqiptare nuk jane aspak te veshtira! Por kuptohet qe cdo rregull ka edhe perjashtimin e vet. Kohet kane evoluar shume edhe ne kete drejtim dhe shijet e vajzave shqiptare jane rafinuar mjaft. Kjo na kenaq pa mase ne si agjenci sepse na jep mundesine te ecim me kohen.

Ju jenin nje nga femrat me te bukura shqiptare, sa kujdeset Ami per look-un e saj?

Kujdesem aq sa te ndihem mire me veten, por nuk bej asgje ekstra si “Ami” vajza e spektakleve. Por ketu nuk ka asgje te vecante sepse besoj te gjitha femrat me aq sa kane mundesi kujdesen per veten, eshte instiktive them une.

Mendoni se bukuria ka ndihmuar qe te ngjisni shkallet e karrieres suaj?

Perderisa puna ime ka te beje me televizionin sigurisht qe ajo ndihmon, te pakten me shume se ne nje pune tjeter. Por mendoj se vetem bukuria nuk mjafton pasi te duhet edhe pergatitja e nevojshme per ate qe do te besh.

Te flasim pak per bashkejetesen tuaj, a eshte Ermali nje bashkeshort shembullor, d.m.th sa e ndihmoni ju njeri-tjetrin ne punet e shtepise?

Po mund te them se Ermali hyn tek ata burrat shembullore por ne jemi nga ato cifte qe e ndihmojne njeri-tjetrin, pa dallim gjinor!

Ermali eshte shprehur gjithmone se i do shume femijet dhe deshiron te kete tre femije, ju a ndani te njejtin mendim me te?

Ja ta mendojme njehere…..

Ne nje emision ku ju keni qene te ftuar si cift, Ermali ju dhuroi nje pale pupa bebesh, u aludua per nje shtatzeni tuajen te mundshme, qe me pas rezultoi si e pavertete, atehere kur do ta shohim Amin mami?

Ju gazetaret jeni vertet shume kurioze, kur te jete fakt ju siguroj se do t’ju lajmeroj.

Si u mbyll ku sezon veror per ju?

Sic e permenda edhe me lart, ka qene nje sezon i ngarkuar me shume pune dhe levizje.

A keni ju nje moto tuajen ne jete?

Po e kam nje moto ne timen e cila eshte “Mos e vrit mendjen per gjerat e vogla dhe cdo gje ne jete do te te duket e vogel”, eshte nje liber me kete titull, i cili me pershtatet mjaft me stilin e jetes qe bej.

Ami a mund te na thoni disa nga projektet tuaja per sezonin qe sapo ka nisur?

Kam disa projekte por mendoj qe per momentin t’i mbaj akoma per vete njehere!

Exit mobile version