www.Zemra.Org

Shkendije Mujaj, vajza qe lexon Kuranin

Jeni mesuar me imazhin e nje vajze te veshur me tanga qe reklamon vazhdimisht te pasmet ne rrjetin social Facebook dhe mesiguri e keni prejudikuar nga nje prezantim i tille. Fundja, ajo eshte krenare per te pasmet qe ka dhe deshiron te ndaj kete krenari me fansat e saj.

Fjala, pra, eshte per kengetaren Shkendije Mujaj, ajo ka rrefyer per revisten “Paloma”, nje ane tjeter te saj, qe ndoshta nuk e keni njohur deri me tani. Ja si eshte nje dite e zakonshme e saj:

“Dita ime nuk ka vlere pa u gjunjezuar para krijuesit. Me pas pi kafene time turke, i bej nje telefonate motres, mamit apo babit per t’u degjuar zerin. Mbaroj punet e mia me telefona apo e-maile, madje ka raste qe nuk leviz fare nga banesa. Ushqimin ne shtepi ma sjell motra ose e porosis, pasi kuzhinen e kam pike te dobet.

Dita ime nuk mbaron pa bere sportin per te pasmet. Ka dite qe rri deri ne 4 ore duke i palestruar. Lexoj shume Kuranin, pasi me jep qetesi shpirterore dhe ndihem shume e relaksuar. Jam shume e lidhur edhe me telefonin, ka raste qe rri me ore te tera duke folur me shoqerine. Ne ditet qe jam vertet e lodhur therras edhe ndonje masazhier te me relaksoje.”, ka treguar Shkendija.

Ne lidhje me aferen me Valin, Shkendija i quan te gjitha ato genjeshtra dhe mohon te kete ndonje “sex tape” me te, dhe ka treguar me tutje se si ajo me kembengulje refuzoi kerkesen e organizatoreve qe te fusin Valin ne “VIP Shpija”. Ndersa, ne facebook ka paralajmeruar se eshte ngopur me te dhe se shpejti do te dal me nje video mesazh ne lidhje me Valin.

Ne planin muzikor, ajo do te na befasoj ne ditet ne vijim me hitin e saj te radhes me titull “This is the time”.

Exit mobile version