Ajo tani do të ketë më shumë mundësi për të korrë suksese edhe në evenimente jashtë vendit, me kurorëzimin e këtij çmimi, pasi Rovena tani ka fituar të drejtën të prezantojë Shqipërinë edhe në Frankfurt të Gjermanisë.
Ajo iu përkushtua profesionit të modeles pas pjesëmarrjes në “Miss Shqipëria 2009”. Pas kësaj Rovena u bë imazh në agjencinë e modeleve shqiptare “AS’models” dhe aty fitoi të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Nurburgring, ku sivjet morën pjesë bukuroshe nga 55 shtete të botës.
Në një bisedë për Liveks, Rovena Domi tha se nga jashtë pikët maksimale për të fituar një kurorë, ajo ia doli të grumbullojë pesë pikë dhe fitoi çmimin “Miss Fotozhenia”.
Ravena mendon se pa marrjes së këtij çmimi asaj i janë hapur edhe më shumë rruga jashtë. “Tani më kanë ftuar për të marrë pjesë si modele në evenimentet dhe sfilatat e modës të organizuara në Frankfurt të Gjermanisë. Shpresoj që të kem sukses”, tha ajo.