Shtrati më i shtrenjtë në botë, me titull “Baldacchino Supreme” është i punuar nga druri i gështenjës dhe është i zbukuruar me më shumë se njëqind kilogramë ari 24 karatësh.
Mbështjellësi është prej somoti, ndërsa për punimin e mbulesave dhe jorganit është përdorur sateni më i shtrenjtë italian. Prodhuesi italian është i njohur për shtretërit luksozë dhe të rehatshëm, ndërsa firmën e dizajnit të këtyre prodhimeve e mban dizajneri i mobilieve, Stuart Hughes.
Para se “Baldacchino Supreme” të dal në treg, shtrati më i shtrenjtë në botë ka qenë shtrati magnetik i cili qëndronte pezull me një vlerë prej 1.2 milionë euro, i dizajnuar nga arkitektë holandezë.