www.Zemra.Org

Stresi vjen në shtrat me ju

Sigurisht puna është faktori kryesor që sa më shumë t’i falësh kohë, aq më shumë do të largohet dëshira për të kaluar disa momente intimiteti të kënaqshme. Atëherë? Jepini intimitetit tuaj prioritetin më të madh.

Në ditët e sotme gjithçka ecën dhe bëhet në mënyrë të programuar. Ekziston një kohë dhe një vend për çdo gjë. Duhet caktuar termin te dentisti, restoranti, parukieria … Atëherë për se të mos bëjmë të njëjtën gjë edhe me marrëdhëniet tona intime? Mund të duket pak jo spontane, joorigjinale, por duke qenë që çdo minutë mbetet e programuar, ato pak gjëra që mund të jenë jashtë listës sonë, mund të harrohen dhe të dalin në plan të dytë.

I dedikoni vetes tuaj një natë intime në javë. Disa orë, katër ose më shumë, në të cilat duhet të respektoni një rregull të vetëm: mund të bëni çfarëdo gjëje ose të flisni për çfarëdolloj teme, vetëm që këto të fundit mos të jenë ato që ju bëni çdo ditë në jetën tuaj të përditshme.

Exit mobile version