www.Zemra.Org

Studimi ka treguar kush është më i lumtur: Optimisti, pesimisti apo realisti – ju cili jeni?

David de Meza nga Shkolla londineze e Ekonomisë dhe Chris Dawson nga Universiteti në Bath‘s, kanë analizuar të dhënat e 1.061 individëve, të grumbulluara në një periudhë për 18 vjet

Të dhënat kanë pasur të bënin me qëndrimet e tyre lidhur me lumturinë personale, financat, kënaqësinë në martesë dhe gjërat e tjera relevante.

Pasi që i kanë klasifikuar pjesëmarrësit e eksperimentit, ata janë përpjekur të zbulojnë cili grup i këtyre është më së shumti i kënaqur me jetën e tyre, transmeton Telegrafi.

Përfundimi i studimit të tyre është që personat me pritje realiste ndiejnë mirëqenie më të lartë psikologjike se ata të cilët presin më shumë apo më pak nga jeta.

Pesimistët shpesh kanë qenë më depresivë se realistët, mirëpo e njëjta gjë vlen edhe për optimistët.

Realistët më mirë i kanë përballuar zhgënjimet, ndërsa optimistët e kanë pasur të vështirë të përballen me pritjet e tradhtuara.

As pesimistët nuk janë treguar më të mirë sipas këtij kriteri, edhe pse ata në teori do të duhej të jenë tashmë psikikisht të gatshëm në zhgënjime.

Hulumtuesit në fund kanë theksuar që optimizmi vetvetiu nuk është i keq. Problematike është vetëm kur jemi tepër optimistë dhe nuk i lejojmë realitetit që të përzihet në formimin e qëndrimit tonë rreth ndonjë çështjeje.

Exit mobile version