Mbrëmë në Shkup, është sul muar fizikisht kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski.
Siç raporton Deutsche Welle, arsyeja e sulmit është procedura që ka nisur KRRE për marrjen e licencës për një kompani që merret me prodhimin e energjisë elektrike.
Gjithnjë sipas DW, su lmuesi i Bislimovskit është Arijanit Xhaferi, djali i ish-funksionarit të BDI-së Musa Xhaferi, i cili është pronar i kompanisë për prodhimin e energjisë elektrike “U Power”.
Sipas raportimeve nga dëshmitarët, deri tek konfrontimi fizik ka ardhur pas një zënke verbale në lidhje me licencën e kompanisë në fjalë.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, por nuk ka arritur ta kap sulmuesin.