www.Zemra.Org

Sulmohet shtëpia e Ali Ahmetit?

Portali Vatra jozyrtarisht mëson se gjatë mbrëmjes së kaluar persona të panjohur kanë sulmuar shtëpinë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Raportohet se në shtëpinë e Ahmetit mbrëmë rreth orës 22:30 janë hedhur dy granata dore dhe ka pasur krisma që kanë shqetësuar banorët e Zajazit.

Siç tregojnë burime të Vatrës nga Zajazi, nuk ka të lënduar, por frika dhe panika mbretëron mbi qytetarët e këtij vendbanimi.

Ky sulm vjen disa ditë pas sulmit në selinë e BDI-së, ku persona me motoçikletë hodhën bombë në objektin e saj në Reçicë të Tetovës dhe pas aksionit policor në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku mbetën të vrarë 22 persona dhe u shkatërruan dhjetra shtëpi.

Portali Vatra tentoi të kontaktojë Bujar Osmanin, zëdhënësin e BDI-së për të konfirmuar rastin, por ky i fundit në fillim ishte i pakapshëm e mandej përmes mesazhit nuk e konfirmoi rastin.

Exit mobile version