www.Zemra.Org

Surfisti sulmohet nga dy peshkaqenë, ja lufta që bën për të shpëtuar (Video)

Kjo video është duke bërë xhiron e botës. Surfisti, njëkohësisht tre herë kampion bote, Mick Fanning ka shpëtuar nga sulmi i dy peshkaqenëve falë guximit që ka treguar duke luftuar për disa minuta.

Mick Fanning, australiani 34-vjeçar fatmirësisht nuk është lënduar, ndonëse ka mbetur i shokuar nga ngjarja. Ai ishte duke marrë pjesë në një garë sërfi kundër patriotit Julian Wilson.

Për një moment Fanning u tërhoq poshtë nga një prej dy peshkaqenëve, i cili kishte tërhequr litarin që shërben për të lidhur dërrasën e surfit me këmbën. Duke bërtitur, goditur dhe notuar, ai mundi të shpëtojë.

Exit mobile version