www.Zemra.Org

Tatlises fillon të flasë

Të mërkurën, pas heqjes nga aparati për frymëmarrje , Ibrahim Tatlises ka filluar të flasë. Megjithatë, sipas mjekëve, rreziku për jetën ende lëviz nga 10 deri në 80 për qind.

“Ai mund të lëvizë dorën e djathtë dhe këmbën e djathtë, të na japë dorën dhe të flasë me ne. Ky është një progres pozitiv”, ka thënë neurokirurgu Ilhan Elmaci.

Ikona turke është plagosur të dielën mbrëma nga, së paku dy sulmues të paidentifikuar. Ndërkohë, janë angazhuar dhjetë ekipe policore me nga 30 policë, në mënyrë që të gjejnë agresorët.

Exit mobile version